Busti i Skënderbeut do të vendoset në qendër të Budapestit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se busti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, do të vendoset në sheshin qendror të kryeqytetit të Hungarisë, Budapestit.

Rama e ka bërë të ditur këtë me anë të një postimi në Facebook, teksa është në vizitë zyrtare në Hungari ku është takuar edhe me kryeministrin Viktor Orban.

Rama ka treguar edhe vendin ku do të vendoset busti i tij.
“Budapest – Aty ku pas pak javësh, do të vendoset më në fund mes parkut qendror të kryeqytetit të Hungarisë, busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ka thënë ai.