Bushi: “Përkrahja e BE e rëndësishme në lu*ftën kundër tr*afikimit të njerëzve dhe migracionin e paligjshëmh”


Republika e Maqedonisë së Veriut përkrah të gjitha nismat e përbashkëta në rajon që kanë për qëllim Luftën kundër Trafikimit të Njerëzve dhe ballafaqimin me sfidat e emigracionit si dhe luftën kundër dukurive kriminele që burojnë nga ky fenomen. Në këtë temë mbrëmë gjatë një darke të shtruar në rezidencën e ambasadorit të Republikës së Austrisë në Shkup, kanë biseduar zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, Koordinatorja Kombëtare Austriake për Luftën kundër Trafikimit të Njerëzve, Petra Schneebauer, ambasadori Austriak Georg Woutsas dhe Oficeri Ndërlidhës i Policisë së Republikës Federale të Gjermanisë, Kora Tile.

Sipas Bushit përkrahja e vazhdueshme e Bashkimit Europian është tejet e rëndësishme dhe veprimi i institucioneve të BE-së në këtë fushë përmirëson ndjeshëm situatën me Luftën kundër Trafikimit të Njerëzve.

Ky është postimi i plotë i zëvendësministrit të Brendshëm Bushi në faqen e tij zyrtare në facebook:

Republika e Maqedonisë së Veriut përkrah të gjitha nismat e përbashkëta në rajon që kanë për qëllim Luftën kundër Trafikimit të Njerëzve dhe ballafaqimin me sfidat e emigracionit si dhe luftën kundër dukurive kriminele që burojnë nga ky fenomen.

Në këtë temë, në rezidencën e Republikës së Austrisë në Shkup bashkëbiseduam me Koordinatoren Kombëtare Austriake për Luftën kundër Trafikimit të Njerëzve, znj. Petra Schneebauer, ambasadorin Austriak z. Georg Woutsas dhe Oficerin Ndërlidhës të Policisë së Republikës Federale të Gjermanisë, z. Kora Tile.

Suksesi i çdo vendi, përkatësisht Ministrive për Punë të Brendshme varet nga mekanizmat efektive që kanë për qëllim bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rajonal si dhe nga këmbimi i informatave operative.

Bashkë vlerësuam se përkrahja e vazhdueshme e Bashkimit Europian është tejet e rëndësishme dhe veprimi i institucioneve të BE-së në këtë fushë përmirëson ndjeshëm situatën me Luftën kundër Trafikimit të Njerëzve.