Burri vret ish bashkëshorten në Zvicër, që të dy nga Maqedonia e Veriut


Pasditen e së hënës, Policia Kantonale e Cyrihut gjeti një grua të vdekur në një banesë në Dietikon të Zvicrës (26.8.2019). Ajo ishte viktimë e një vrasjeje. Autori i dyshuar është arrestuar.

Menjëherë pas orës 16:30, qendra operative e Policisë Kantonale në Cyrih pranoi një informatë se në një banesë të një godine gjendet një kufomë. Forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës, të cilat ishin nisur menjëherë për në vendbanimin e caktuar, në banesë gjetën një grua 34-vjeçare të pajetë. 37-vjeçari i dyshuar është arrestuar gjatë një kërkimi të filluar menjëherë në Kantonin e St. Gallenit nga Policia Kantonale e këtij kantoni, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Ai dhe viktima kanë qenë një çift i ndarë përkohësisht, nga Maqedonia e Veriut. I akuzuari ishte i njohur për policinë pasi akuzohej se në shkurt 2018, kishte ushtruar dhunë në familje dhe e kishte kërcënuar bashkëshorten e vet 34-vjeçare. Burri nga MV ishte arrestuar dhe dërguar në prokurori publike, ku i ishte shqiptuar masa e ndalimit për kontakt dhe ndalim i lëvizjes në afërsi.