Burri vr*et gruan e tij, pasi thuhet se ajo i’a shërbeu sallatën me vonesë

Një burrë në Uttar Pradesh të Indisë, u ar*restua kohët e fundit pasi vr*au gruan e tij dhe pl*agosi në mënyrë kr*itike djalin e tij, derisa ko*nflikti thuhet se nisi gjatë darkës për shkak se iu shërbye sallata me vonesë.

Sipas raportimeve të shumta, kr*imi ndodhi të hënën në mbrëmje në rrethin Shamli, kur i ak*uzuari 45-vjeçar, Murli Singh – kërkoi që gruaja e tij t’ia shërbente sallatën me darkën e tij.

E zënë me punë të tjera, gruas së tij, Sudesh, iu desh më shumë nga sa priste për të përgatitur dhe shërbyer sallatën, duke bërë që Singh të zemërohej me të.