Paul Templer është një udhërrëfyes turistik, i cili është përballur me një hipopotam dhe është përpirë prej këtij të fundit më shumë se një herë.
Nga kjo përballje ai arriti që të mbijetonte, por si pasojë e përleshjes humbi një krah. Ai po punonte si udhërrëfyes turistik në zonën e Zimbabve dhe ishte duke lundruar mbi një varkë së bashku me një grup turistësh, duke shpresuar që gjatë guidës së tyre të shikonin kafshë të egra.
Së fundmi në një intervistë dhënë për LADbible, Paul është shprehur:
“Unë isha duke lundruar së bashku me tre udhërrëfyes të tjerë dhe një grup të vogël turistësh me një varkë të vogël në Zimbabve, më konkretisht në afërsi të Victoria Falls. Papritur përpara nesh shikojmë një grup hipopotamesh, ata ndodheshin në distancë të largët nga ne dhe për këtë arsye mendova se ishim të sigurt dhe vazhdova rrugën për më tej. Papritur dëgjova një tingull drithërues dhe kur ktheva kokën në drejtim të saj, pashë që një hipopotam kishte goditur një varkë që ndodhej pas nesh. Nga përplasja varka u rrëzua dhe kolegu im përfundoi në ujë. Unë i bërtita kolegut tim të afërt për të shkuar të gjithë në drejtimin e ngjarjes për ti ofruar ndihmë. Pashë hipopotamin që po vinte drejt meje nën ujë, mund të krahasohej me një tropedo nëndetëse për nga madhësia e tij. Papritur gjithçka mu duk si një errësirë dhe u deshën disa sekonda që unë të kuptoja se çfarë kishte ndodhur. Hipopotami filloi të më shkundë rreth e rrotull, ndërsa unë përpiqesha që të largohesha” tha Templer.
Ndërsa po përpiqej dëshpërimisht për t’u rikthyer në tokë, hipopotami u kthye përsëri po këtë herë për të gëlltitur këmbën e Templer. Por hipopotami nuk u ndal me kaq ai tentoi edhe një herë të tretë. Ai thotë se kur por provonte dëshpërimisht të mos mbytej ndërsa kafsha e zhyste në ujë, por për mrekulli, ai e “pështyu” përsëri.
Më tej ai shtoi:
“Mendova se ai do të më kafshonte dhe do të më ndante përgjysmë dhe kjo frikë mu shtua akoma më shumë kur pash gjakun tim që po përzihej në ujë”.
Pas ngjarjes së frikshme miqtë e tij nxituan për ta dërguar për në spitalin më të afërt. Fillimisht kirurgët ishin të frikësuar se nga plagët e marra, Paul, do t’i humbiste të dy krahët dhe njërën nga këmbët. Fatmirësisht mjekët arritën që ti shpëtonin krahun e djathtë dhe këmbën e tij të dëmtuar, por nuk arritën të njëjtën rezultat për krahun e majtë të cilën Templer e humbi. Paul ka shkruar një libër lidhur me këtë ngjarje, duke shpresuar që kjo histori të shërbejë si motiv dhe inspirim për njerëzit.