Burri që kaloi 7 vjet duke ecur rreth botës me qenin e tij

Tom Turcich bashkë me qenin e tij, Savannah, kanë ecur rreth botës për shtatë vjet. Ai flet për eksperiencat dhe sfidat që ka kaluar gjatë jetës së tij, që nga humbja e mikes së tij të ngushtë me katër këmbë, e deri te ndjesia që i ka sjellë ekspozimi ndaj pjesëve të tjera të botës.

Teksa ishte duke u kthyer në qytezën e tij së bashku me qenin e tij të dashur Savannah, pas shtatë vjetësh udhëtim, aventuristit Tom Turcich, nga New Jersey, i ishin rritur shpresat për të ardhmen.
Ai dhe shoqëruesi i tij me katër këmbë janë pritur me një festë madhështore rikthimi në Haddon Township më 21 maj të vitit 2022, kur Turcichu është bërë zyrtarisht personi i 10-të që ka ecur rreth botës, dhe Savannah ka marrë titullin si qeni i parë që e ka bërë këtë.

Në udhëtim dyshja ka ecur bashkë përgjatë gjashtë kontinenteve dhe 38 vendeve, përfshirë Kilin, Panamanë dhe Kazakistanin.

Shoqëruesi i përhershëm

“Fundi ishte i mrekullueshëm”, ka thënë Turcich, duke kujtuar se si miqtë, familja dhe dashamirësit i mbështetën ata. “Sepse në thelb kalova gjysmën e jetës sime duke iu kushtuar idesë për të ecur nëpër botë dhe më në fund për ta realizuar atë… Duke e kaluar vijën e përfundimit, ishte si parajsë”.
Turcich më herët ka treguar se vdekjet e shoqeve të tij, Anne Marie, e cila kishte vdekur në një aksident me motoskaf, dhe e Shannon që kishte vdekur në një aksident me makinë, kishin qenë motivi i këtij udhëtimi. Ai ishte i lumtur të shihte prindërit e tyre në mesin e dashamirësve.

“Kur kam parë prindërit e Anne Marie dhe Shannonit ishte me të vërtetë speciale”, ka shtuar ai.
Turcich ka arritur në qiellin e shtatë në tre muajt pasues, pasi kishte përmbushur arritjen e tij të pabesueshme.

“Ndihesha shkëlqyeshëm”, thotë ai. “Dhe gjithçka ishte e përsosur”.

Por kjo ndjenjë e mrekullueshme ngadalë ka filluar të venitet. Kur e ka kuptuar se një pjesë kaq e madhe e jetës së tij ka filluar të largohej, Turcichu shpejt e ka gjetur veten në pikën më të ulët të jetës së tij.

“Pata këtë realizim kur isha duke ecur në park me Savannah”, thotë ai. “Se jeta vazhdon. Kjo gjë që ishte pjesë e jetës sime përgjithmonë kishte përfunduar. Por pastaj jeta vazhdoi dhe mund ta jetosh jetën pa pasur një qëllim të tillë kaq të madh. Dhe pastaj u bë shumë e vështirë”.

Turcich që është krahasuar me Forrest Gump, karakterin e filmit të luajtur nga Tom Hanks në vitin 1994, e ka kuptuar se atij do t’i duhej ta tejkalonte këtë dhe të vazhdonte të bënte “gjëra që nuk kishin domethënie siç ka pasur ecja rreth botës”.

“Është shumë sfidues largimi nga një pikë e vetme ku ke përqendruar të gjitha përpjekjet e tua dhe më pas të kalosh te një pikë pasigurie”, shton ai.

Sipas Turcich, gjërat kanë filluar të bëhen problematike pasi ai ishte zhvendosur në Seattle me partneren e tij Bonnie Snyder, të cilën e kishte takuar kah fundi i rrugëtimit të tij, nëntorin e kaluar.

“Ndoshta kam rënë në depresionin e parë ndonjëherë”, thotë ai, duke e përshkruar se si është ndier pa pasur një qëllim të qartë në jetë

Gjuha
Anglisht
Gjermanisht
Frëngjisht
Spanjisht
Greqisht
Serbisht
Turqisht
Maqedonisht
Lajme
Arbëri
Ekonomi
Kronikë
OpEd
Karikatura
Botë
Rajon
Sport
Futboll
Basketboll
Luftarake
Sporte të tjera
Kulturë
Shtojca për Kulturë
Magazina
Lifestyle
Kuriozitet
Showbiz
Horoskopi
Auto
Tech
KTV
Seriali “Xhemajl Abria”
LAJMET E MBRËMJES
KOHA E LAJMEVE
60 MINUTA
RICIKLIM
SPORTI NË KTV
TEMPUS
KONFRONT
038
COSMO
INTERAKTIV
BETIMI PËR DREJTËSI
RETRO ARTA
RRETH BOTËS
SPORTI TOTAL
SOT
TE LINDA
DRIVE ME CRAZY
EXPRESS
JETA
FASHIONISTA
WILDLIFE
PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE
NËPËR FILM
E NJOHURA E PANJOHUR
TABU
TOP KOHA MUSIC
ÇA KA 3
PRO X
PREMTIMI
Artikull i sponsorizuar
Prapa Ekraneve
Aventurat e Kocit
Marketing
Arkivi
Close
Follow Koha.net
Facebook
Twitter
Youtube
BOTË
Burri që kaloi 7 vjet duke ecur rreth botës me qenin e tij
Tom Turcich me qenin e tij Savannah
Nga: CNN
CNN
Përktheu: Latra Gashi
Latra Gashi
6 tetor 2024 08:18
Shpërndaje në:

Tom Turcich bashkë me qenin e tij, Savannah, kanë ecur rreth botës për shtatë vjet. Ai flet për eksperiencat dhe sfidat që ka kaluar gjatë jetës së tij, që nga humbja e mikes së tij të ngushtë me katër këmbë, e deri te ndjesia që i ka sjellë ekspozimi ndaj pjesëve të tjera të botës

You can skip this ad in 2Advertisement
Teksa ishte duke u kthyer në qytezën e tij së bashku me qenin e tij të dashur Savannah, pas shtatë vjetësh udhëtim, aventuristit Tom Turcich, nga New Jersey, i ishin rritur shpresat për të ardhmen.
Ai dhe shoqëruesi i tij me katër këmbë janë pritur me një festë madhështore rikthimi në Haddon Township më 21 maj të vitit 2022, kur Turcichu është bërë zyrtarisht personi i 10-të që ka ecur rreth botës, dhe Savannah ka marrë titullin si qeni i parë që e ka bërë këtë.

Në udhëtim dyshja ka ecur bashkë përgjatë gjashtë kontinenteve dhe 38 vendeve, përfshirë Kilin, Panamanë dhe Kazakistanin.

Shoqëruesi i përhershëm

“Fundi ishte i mrekullueshëm”, ka thënë Turcich, duke kujtuar se si miqtë, familja dhe dashamirësit i mbështetën ata. “Sepse në thelb kalova gjysmën e jetës sime duke iu kushtuar idesë për të ecur nëpër botë dhe më në fund për ta realizuar atë… Duke e kaluar vijën e përfundimit, ishte si parajsë”.
Turcich më herët ka treguar se vdekjet e shoqeve të tij, Anne Marie, e cila kishte vdekur në një aksident me motoskaf, dhe e Shannon që kishte vdekur në një aksident me makinë, kishin qenë motivi i këtij udhëtimi. Ai ishte i lumtur të shihte prindërit e tyre në mesin e dashamirësve.

“Kur kam parë prindërit e Anne Marie dhe Shannonit ishte me të vërtetë speciale”, ka shtuar ai.
Turcich ka arritur në qiellin e shtatë në tre muajt pasues, pasi kishte përmbushur arritjen e tij të pabesueshme.

“Ndihesha shkëlqyeshëm”, thotë ai. “Dhe gjithçka ishte e përsosur”.

Por kjo ndjenjë e mrekullueshme ngadalë ka filluar të venitet. Kur e ka kuptuar se një pjesë kaq e madhe e jetës së tij ka filluar të largohej, Turcichu shpejt e ka gjetur veten në pikën më të ulët të jetës së tij.

“Pata këtë realizim kur isha duke ecur në park me Savannah”, thotë ai. “Se jeta vazhdon. Kjo gjë që ishte pjesë e jetës sime përgjithmonë kishte përfunduar. Por pastaj jeta vazhdoi dhe mund ta jetosh jetën pa pasur një qëllim të tillë kaq të madh. Dhe pastaj u bë shumë e vështirë”.

Turcich që është krahasuar me Forrest Gump, karakterin e filmit të luajtur nga Tom Hanks në vitin 1994, e ka kuptuar se atij do t’i duhej ta tejkalonte këtë dhe të vazhdonte të bënte “gjëra që nuk kishin domethënie siç ka pasur ecja rreth botës”.

“Është shumë sfidues largimi nga një pikë e vetme ku ke përqendruar të gjitha përpjekjet e tua dhe më pas të kalosh te një pikë pasigurie”, shton ai.

Sipas Turcich, gjërat kanë filluar të bëhen problematike pasi ai ishte zhvendosur në Seattle me partneren e tij Bonnie Snyder, të cilën e kishte takuar kah fundi i rrugëtimit të tij, nëntorin e kaluar.

“Ndoshta kam rënë në depresionin e parë ndonjëherë”, thotë ai, duke e përshkruar se si është ndier pa pasur një qëllim të qartë në jetë.

Humbja zemërthyese

Sapo ka filluar të dalë nga situata e errët në të cilën ishte, qeni i tij i dashur Savannah ka ngordhur.

Turcich tregon se sapo qe kthyer nga udhëtimi me Snyderin, e cila ishte e mërzitur nga humbja e qenit të saj, Cleo, e ka marrë vesh se Savannah ishte shumë e sëmurë.

Ndërsa ka pasur “probleme” me shëndetin për disa muaj, Turcichu ka qenë krejtësisht i papërgatitur për lajmin.

“Veshkat e saj kishin probleme”, thotë ai. “Nuk mund të bënim asgjë për të … Duhej ta lija të vdiste”.

Turcich është akoma duke u përballur me humbjen, që për të duket si mbyllja finale e kapitullit prej të cilit po luftonte ta tejkalonte.

“Akoma kam një ndjenjë të fajit”, thotë ai. “Isha shumë keq muajt e parë. Ajo ishte shoqja ime e ngushtë, në një mënyrë. Ajo është e vetmja krijesë tjetër që e ka kryer udhëtimin. Mendoj se shumica e dhimbjes vjen nga … kujtimet që krijuam dhe koha që kaluam dhe gjërat që tejkaluam së bashku”.

Pasi ishte “mbrojtësi” i Savannah gjatë motit të keq dhe “vendeve të çuditshme” gjatë rrugëtimit të tyre, Turcich e ka pasur të vështirë ta pranojë faktin se nuk do të arrinte ta mbronte kësaj radhe.

“Por ajo jetoi nëntë vjet të bukur. Jam mirënjohës për këtë”, shton ai, duke treguar se si Savannah e ka nxitur kohë pas kohe gjatë rrugëtimit.

Turcich në fillim ka vendosur ta ndërmarrë sfidën e ecjes rreth botës, pasi ka lexuar për Steven Newman, i listuar nga Rekordet Botërore Guinness si personi i parë që ka ecur rreth botës, dhe për aventuristin Karl Bushby, i cili ka qarkulluar rreth globit në këmbë që nga viti 1998.

Ai është nisur më 2 prill të vitit 2015, pak para ditëlindjes së tij të 26-të, me një karrocë bebesh që mbante pajisjet e ngjitjes, një çantë fjetjeje, një laptop, një kamerë DSLR dhe një kuti ku mbante ushqimin.

Ndërsa ka filluar udhëtimin i vetëm, Turcich ka adaptuar Savannah, e cila ishte vetëm këlysh në atë kohë, nga një strehimore e kafshëve në Austin, Texas, gjatë pjesës së parë të udhëtimit, ku ka ecur nga New Jersey deri në Panama.

Turcich shpjegon se si e ka ndier se të pasurit e një shoqëruesi qen që do ta “mbronte” gjatë natës do të bënte dallim të madh në udhëtim, dhe ky me të vërtetë ka qenë rasti.

Historia e aventurës

Në një ditë mesatare, dyshja ka ecur rreth 29 deri në 38 kilometra së bashku.

Kërkesat e Rekordeve Botërore Guinness për një rrugëtim në këmbë janë të udhëtoni rreth 30.000 kilometra dhe t’i kaloni katër kontinente, të cilat Turcich i ka tejkaluar.

Kur është pyetur nëse beson se do të kishte arritur ta përfundonte udhëtimin pa Savannah, Turcich thotë se nuk është i sigurt.

“Nuk do të ishte aq i mirë”, thotë ai. “Nuk do të ishte argëtuese. Nuk do të kisha shumë momente të bukura. Ajo ishte pa dyshim, si këmbëngulje për të ecur. Nuk mund ta imagjinoj rrugëtimin pa të”.

Turcich ka shkruar një libër kujtimi, “The World Walk”, për përvojat e tij gjatë udhëtimit të jashtëzakonshëm.

Teksa shkrimi i librit, i botuar këtë muaj, ishte një përvojë qetësuese për të, Turcichu thotë se qëllimi i tij kryesor ishte t’i inkurajonte njerëzit që të ishin “pak më kuriozë për vendet dhe të kenë pak më shumë besim te bota”, dhe më e rëndësishmja, të krijonte një libër argëtues.

“Dëshiroja ta lija egon time larg dhe të krijoja një libër të cilin lexuesit do ta shijonin”, thotë ai. “Vetëm ta tregoj një histori të mirë të aventurës për një djalë dhe qenin e tij që kanë ecur rreth botës”.

Ndërsa ka vizituar shumë vende, ka dy në veçanti në të cilat Turcich është shumë i etur për t’iu kthyer – Turqia dhe Gjeorgjia.

“I dua të dyja këto vende”, thotë ai. “Dhe mendoj se kryeqytetet, Tbilisi dhe Stambolli, janë të dyja interesante”.

Turcichu thotë se ai ishte jashtëzakonisht i impresionuar nga “demokracia e re dhe e gjallë” e Gjeorgjisë.

“Ndihesh sikur me të vërtetë njerëzit kujdesen për vendin e tyre dhe kjo krijon një lloj elektriciteti”, thotë ai. “Këtë elektricitet që përshkon gjithçka atje, nuk e ka çdo vend”.

Sa i përket Turqisë, Turcichu thotë se i pëlqen klima, “përzierja e shumë kulturave” dhe ushqimi.

“Bonnie nuk ka qenë asnjëherë atje”, shton ai. “Dhe ajo e pëlqen shumë ushqimin, prandaj e di se do ta donte”.

Mësimi më i madh

Sipas Turcichut, një nga mësimet më të mëdha që ka marrë nga aventura është se “sa të vegjël dhe të parëndësishëm” jemi të gjithë në skemën e madhe të gjërave.

“Mendoj se e kam ditur logjikisht më parë”, thotë ai. “Por kur shkoni në vende të tjera e shihni sa e madhe është bota. Dhe se si këto forca vërtet shumë më të mëdha se vullneti dhe dëshira e dikujt ndikojnë në jetën e tjetrit”.

“Sa shumë ndikojnë gjeografia dhe kultura në jetën e dikujt. Dhe e sheh reflektimin e vetes në të gjitha këto vende të ndryshme dhe të gjithë këta njerëz të ndryshëm, dhe e kupton, je vetëm një person në mesin e të gjithë këtyre njerëzve”, shton ai.

Ndërsa ai është i emocionuar që e ka fituar titullin e njeriut të 10-të që ka shëtitur nëpër botë, thekson se ky nuk ishte kurrë në të vërtetë qëllimi i tij.

“The World Walk nuk kishte të bënte kurrë me ndonjë rekord apo diçka të tillë”, thotë ai. “Ishte thjesht egoiste në kuptimin që ‘Dua të shkoj të shoh botën. Unë dua ta përjetoj botën. Cila është mënyra më e mirë për ta bërë këtë?’ Dhe përgjigjja ishte ecja”.

Që nga përfundimi i sfidës rreth dy vjet më parë, ai është kontaktuar nga të tjerët që shpresojnë ta arrijnë të njëjtin qëllim.

“Dhe mendova, ‘Në rregull, është ide e çmendur, por nëse jeni shumë të vendosur ta bëni’”, thotë ai. “Mendoj se ecja rreth botës, nëse me të vërtetë dëshiron ta bësh, është mënyrë e jashtëzakonshme për ta jetuar jetën. “Dhe unë jam thellësisht, thellësisht i kënaqur me të. Është një mënyrë e shkëlqyer për ta përjetuar botën dhe për të ndryshuar”.

“Nëse e keni zjarrin brenda jush për ta bërë këtë, mendoj se është fantastike. Por sigurisht që nuk është për të gjithë”, shton ai.

Turcich ka qenë në disa vende për pushime që nga rikthimi i tij, duke i përfshirë vizitat në Sicili dhe Malta me Bonnien, dhe e pranon se akoma po përshtatet me idenë e qëndrimit për kohë më të shkurtër nëpër destinacione.

“Nuk është njësoj”, thotë ai. “Ndihem sikur po përfitoj më shumë nga një vend sesa kur isha jashtë i vetëm”.

“Ndihesh sikur je atje me këtë qëllim për të marrë diçka. Unë jam këtu për të udhëtuar dhe për ta përjetuar Sicilinë, dhe duhet ta shijoj vajin e ullirit dhe picën”, shton ai. “Ndiheni sikur duhet të përfitoni diçka prej tij. Është formë e ndryshme udhëtimi. Unë mendoj se nëse nuk keni udhëtuar duke ecur, nuk e vini re atë”.

Edhe pse mendon se “udhëtimi në çdo formë” është i dobishëm, Turcichu është shumë mirënjohës që ka qenë në gjendje të udhëtojë ngadalë dhe t’i shijojë me të vërtetë destinacionet që ka vizituar së bashku me Savannah.

“Unë mendoj se udhëtimi i ngadaltë është mënyra më e mirë për ta kuptuar botën dhe për t’u ndryshuar nga bota”, thotë ai, duke pranuar se udhëtimi në këtë mënyrë mund “të mos jetë i arritshëm dhe real për të gjithë”.

Ndërsa vdekja e Savannahs e ka tronditur deri në palcë, pasi ka përjetuar kaq shumë pikëllim dhe trishtim në një hapësirë relativisht të shkurtër kohore, Turcichu është i etur për të vazhduar më tej dhe shpreson të jetë në gjendje “ta lërë të kaluarën pas”.

“Disi, do të ishte mirë të mos pikëlloheshe”, thotë ai. “Dhe thjesht të thuash: ‘Mirë, thjesht do të kaloj te kapitulli tjetër”.

“Por thellësia e ndjenjës që kam ndaj ecjes, ndaj Savannahs, ndaj miqve të mi që vdiqën, mendoj se këto janë gjërat që më kanë shtyrë përpara”, shton ai.

“Shumë shpesh, thellësia ka qenë përfitim i madh për mua. Të reflektoj vërtet për këto gjëra, mendoj se më ka shërbyer shumë mirë. Pra, edhe pse nuk është veçanërisht e këndshme, mendoj se kjo gjithashtu tregon se sa shumë kujdesesha për këto gjëra kur i kisha përreth”.

Turcich, tani 35-vjeçar, dhe Snyder aktualisht jetojnë së bashku në Kentucky.

Çifti, i cili së fundmi është fejuar, ka diskutuar për të marrë një qen tjetër dhe Turcichu është sërish i emocionuar për të ardhmen.

“Ajo është e mrekullueshme”, thotë Turcichu. “Ne jemi vërtet një çift i mirë”.

Ndërsa nuk ka në plan të marrë përsipër një sfidë aq të madhe sa të ecë rreth botës së shpejti, Turcichu me siguri mund ta shohë veten duke hyrë në një aventurë të re në të ardhmen.

“Nuk e di cili është qëllimi tjetër”, thotë ai. “Ndoshta është adoptimi i një qeni, një qenushi të ri, në shtegun Apalachian për ta trajnuar”.

“Ndoshta është shkrimi i diçkaje tjetër. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”.