Burri nga Velesi sulmohet nga ariu, e shpëtojnë qentë e tij


Një 60-vjeçar është sulmuar mbrëmë nga një ari në atarin e fshatit Omorani të Velesit. Ngjarja ka ndodhur teksa ai ka qenë duke kullotur lopët dhe gjatë sulmit ariu e ka kafshuar.

Ai është shpëtuar nga qentë e tij, të cilët kanë shkuar drejt ariut dhe e e kan larguar duke lehur.

SPB Veles konfirmoi se mbrëmë në ora 21:30 në spitalin e Velesit, C.S.(60) nga fshati Drenovci, rajoni i Prilepit, ka lajmëruar në polici se duke kullotur lopër në malin Mukos, atar i fshatit Omoranit, Komuna Çashkë, është sulmuar dhe kafshuar nga një ari, i cili është përzënë nga qentë e tij.