Burri nga Velesi i kapi të pasmet një gruaje në treg, dënohet me burgim me kusht

Një person mga Velesi është dënuar me kusht për veprën penale “ngacmim seksual”. Ai ka marrë dënim alternativ me burgim prej tre muajsh, i cili nuk do të zbatohet nëse brenda një viti nuk kryen vepër tjetër.

Më 19 mars të vitit të kaluar, në Tregun e Qytetit në Veles, i dënuari kapi me dorë në të pasme një grua që qëndronte pranë një tezge. Viktima është përgjigjur “çfarë po bën, a je në dijeni se çfarë po bën”.

Me këtë akt i dënuari ka cenuar dinjitetin njerëzor, ka shkaktuar ndjenjën e pasigurisë, fyerjes dhe poshtërimit.