Burri nga Tetova shantazhohet nga një femër që kishte qenë në lidhje jashtmartesore, duke i marrë 20 mijë euro

Me datë 20.11.2024 në ora 11:00 në SPB Tetovë, një 55 vjeçar nga një fshat i Tetovës, ka raportuar se është shantazhuar nga një grua nga Tetova, me të cilën më herët kishte qenë në lidhje. Sipas raportit, tre vitet e fundit ajo e ka marrë në telefon dhe i ka thënë se ka një fëmijë me të dhe i ka kërkuar para për të shlyer borxhet e saja dhe nëse nuk i jep paratë, ajo do ti tregonte gruas së tij për marrëdhënien. Siç raportohet, ai deri më tani i ka dhënë rreth 20 mijë euro, ndërsa në katër ditët e fundit ajo i ka kërkuar 7 mijë euro të tjera. Po merren masa për zbardhjen e rastit.