Burri nga Shkupi e raporton në polici ish gruan se i ka sulmuar fizikisht dy djemtë e tyre të mitur

MPB ka njoftuar se më 10.06.2024 në orën 12:00 në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup, një burrë 44-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se në rajonin e Çairit, ish-bashkëshortja e tij A.M. i ka sulmuar fizikisht dy djemtë e tyre të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një kallëzim përkatës.