Burri nga Maqedonia dhunon të miturën në Prishtinë


Një vajzë e mitur ka raportuar se ka pasur dhunë fizike dhe është dhunuar disa herë nga i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ku sipas viktimës i dyshuari tani ndodhet në një shtet tjetër.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.