MPB njofton se me datë 20.07.2024 në ora 07.30 në SPB-Tetovë një 46 vjeçare nga Tetova ka raportuar se është sulmuar fizikisht në shtëpinë e saj nga ish-bashkëshorti i saj G.G. (47) nga Dellçeva. Me të është zhvilluar një intervistë zyrtare në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgaditet kallëzimi përkatës.