Burri me Alzheimer i propozon përsëri gruas sepse harroi se ishin të martuar

Një burrë me Alzheimer harroi se ishte martuar me gruan e tij – kështu që ai propozoi përsëri dhe çifti bëri një martesë të dytë.

Peter Mashall, 56 vjeç është prekur herët nga Alzheimeri dhe ka humbur shumicën e kujtimeve të tij, por përkundër përkeqësimit të gjendjes, gruaja e tij, Lisa, nuk e ka lënë kurrë vetëm. Lisa tha që Peter harron shpesh që ajo është gruaja e tij, por ai gjithnjë e mban mend se ajo është ‘personi i tij i preferuar’, duke shtuar se kjo është për shkak se “zemrat e tyre janë të lidhura”.

Kohët e fundit ai vendosi që donte ta bënte Lisa-n gruan e tij, duke harruar se ata ishin të martuar tashmë, kështu që u ul në një gjunjë dhe e pyeti, ndërkohë ajo u përgjigj duke thënë përsëri po.
Duke ndarë historinë me NBC News, New York, Lisa, nga Connecticut, tha se ajo ishte ulur duke parë TV me Peter kur u shfaq një skenë martese në TV dhe ai i tregoi ekranin dhe i tha ‘le ta bëjmë’.
Lisa kujtoi: “Unë thashë: “Çfarë të bëj?” Dhe ai më tregoi televizorin, skenën e kësaj dasme dhe unë thashë, ‘A dëshiron të martohesh?’ Ai tha po dhe kishte një buzëqeshje të madhe në fytyrën e tij. Ai nuk e di që unë jam gruaja e tij. Unë jam thjesht personi i tij i preferuar.

“Unë jam vajza më me fat në botë. Duhet ta bëj dy herë. Ishte kaq perfekte. Nuk mund të kisha ëndërruar një ditë më të mirë. Ishte kaq magjike. Nuk mbaj mend ta kisha parë kaq të lumtur prej kaq shumë kohë. Ai ishte shumë i lumtur”.

Vajza e Lisës është një planifikuese martesash, kështu që ajo filloi punën dhe kontaktoi një sërë shitësish të cilët ofruan shërbimet e tyre falas dhe së shpejti u caktua dita e tyre e martesës, ku Lisa dhe Peter ribërën premtimet e tyre para miqve dhe familjarëve që kishin ftuar.
Mjerisht Peter nuk mund ta kujtojë ditën tani, por atë ditë tha Lisa ai u mbështet tek unë dhe pëshpëriti ‘faleminderit që qëndrove’.