Burri kishte tentuar ta vri*ste gruan edhe më herët

Përveç dhunës fizike e psikike që e kishte përjetuar 48-vjeçarja nga Skenderaj prej bashkëshortit të saj, ai kishte tentuar ta vriste edhe më herët, siç bëhet e ditur në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim. Sipas këtij dokumenti, e ndjera, në gusht të vitit të kaluar kishte arritur të ikte nga ai, derisa nuk e kishte raportuar rastin, pasi, siç ka thënë, nuk donte t’i linte fëmijët dhe se shpresonte se burri i saj do të ndryshonte. Policia ndërkaq ka arsyetuar veprimet e zyrtarëve të saj

Edhe një vrasje e një gruaje e ka vënë në pah neglizhencën e institucioneve të drejtësisë.

Lirije Qerimaj, 48-vjeçare, u vra mesditën e 5 janarit, nga bashkëshorti i saj me të cilin jetonte tash e 20 vjet.