Një indian vdiq nga arresti kardiak pas katër ditësh agjërimi dhe lutjeje për Presidentin Trump i cili doli pozitiv për koronavirus.
Bussa Krishna, nga shteti indian i Telangana, e lëshoi zemra ndërsa po pinte çaj në shtëpinë e një anëtari të familjes të dielën, sipas raporteve të mediave vendase.
Krishna u deklarua pa shenja jete nga mjekët pasi u dërgua në spital për trajtim, i tha familja . Ai ishte 33 vjeç.
“Ai kishte rënë në depresion pasi kishte dëgjuar për infektimin e Trumpit me koronavirus,” tha kushëriri i tij B Vivek për The Indian Express. “Ai nuk po hante siç duhet. Kur e çuam menjëherë në spital, mjekët e shpallën të vdekur. Shkaku i vdekjes ishte një arrest kardiak”.
Krishna gjithashtu e quante shtëpinë së tij si “Trump Temple”. Ai festoi ditëlindjen e Trumpi duke dekoruar shtëpinë e tij në fillim të këtij viti.
Bussa Krishna, i cili krijoi një statujë prej 6 metrash të Presidentit të SHBA Donald Trump vitin e kaluar dhe e adhuron atë: Unë ndihem krenar pasi Zoti im ka ardhur në Indi. Unë e adhuroj Trumpin si Zot dhe besoj se së shpejti do ta takoj.