“Burri im nuk është racist”, reagon gruaja shqiptare e futbollistit turk


Futbollisti i Kombëtares së Turqisë, Merih Demiral është dënuar me dy ndeshje moslojë nga UEFA për shkak të mënyrës se si festoi golin ndaj Austrisë.

Gruaja e futbollistit turk, Heidi Lushtaku e cila është me prejardhje shqiptare ka folur për Blick në lidhje me këtë dënim të shtëpisë së madhe të futbollit, UEFA.

Burri im nuk është racist. Ai është i sjellshëm dhe tolerant”, ka thënë shkurt vajza nga Kosova.

Demiral bëri një simbol me duart e tij, që sipas UEFA-s është mesazh nacionalist, gjë që është e ndaluar nga organet, sidomos në një kompeticion të tillë si në Euro 2024.

Kombëtarja e Turqisë nesër do të luajë ndeshjen çerekfinale të Euro 2024 ndaj Holandës, por ende nuk ka një komunikatë zyrtare nga UEFA në lidhje me dënimin.