Burri i pacientes rrahë mjekun, vetëm pse i tha asaj se kishte lëkurë të bukur

Në video shihet burri që hyn në zyrë dhe fillon të godasë mjekun me grushte, për ta goditur me shkelm në fund. Një burrë në Rusi u vendos në arrest shtëpiak pasi rrahu një dermatolog, i cili ekzaminoi gruan e tij dhe i dha asaj një kompliment.
Një grua, muslimane me hixhab, pretendon se dermatologu i tha asaj se e kishte lëkurën e bukur.

Incidenti ndodhi më 21 shtator në qytetin Nizhnevartovsk në Siberi, raportojnë mediat ruse.
Sipas mjekut Vladimir Zhirnokleev, ai thjesht i kërkoi gruas të tregonte bërrylat, barkun dhe shpinën, dhe nuk i kërkoi asaj të hiqte rrobat.
Kur mbaroi ekzaminimin, ai zbuloi se nuk kishte arsye për shqetësim dhe tha se “lëkura e saj ishte e bukur”. Pas largimit nga zyra, gruaja iu ankua burrit të saj se ekzaminimi nuk ishte në përputhje me “ligjin mysliman”.

Në video shihet burri që hyn në zyrë dhe fillon të godasë mjekun me grushte, për ta goditur me shkelm në fund.
“Jam i sigurt se doktori i dha një kompliment gruas time gjatë ekzaminimit, i cili nuk korrespondon me parimet e mia”, tha Bahridin Azimov, 29 vjeçar, burri i pacientes të lindur në Taxhikistan.

“Nëse jeni mjek, jeni duke bërë punën tuaj. Komplimentet dhe pyetjet e tepërta janë përtej përshkrimit të punës së një mjeku”, tha Azimov.
Sidoqoftë, mjeku pretendon se ai nuk bëri asgjë të keqe dhe dha vetëm një përfundim pozitiv pasi ekzaminoi gruan.
Pas sulmit, mjeku u zbulua se kishte një dëmtim në kokë, një tronditje dhe plagë të shumta. Azimov u akuzua për huliganizëm dhe u vendos në arrest shtëpie.