Burri i gruas 32 vjeçare nga Tetova që vdiq në klinikën “Nënë Tereza” kërkon përgjigje – pse një operacion i thjeshtë për heqjen e gurit në veshka përfundoi me vdekje

Pas vdekjes së gruas 32-vjeçare nga Tetova në klinikat e Shkupit për shkak të përkeqësimit të gjendjes pas një operacioni për heqjen e gurit në veshkë, burri i saj kërkon të dijë të vërtetën – pse përfundoi me vdekje.

Në një bisedë telefonike për Telma, ai shpjegon se pas analizave të para dhe këshillave të mjekëve, më 19 qershor në Klinikën e Urologjisë u krye ndërhyrja e parë, dhe për shkak të gjakderdhjes ajo u kthye në sallën e operacionit, ku i hoqën veshkën, pas së cilës u transferua në KARIL, ku vdiq rreth orës 1 të mëngjesit.

“DUA TË DI SE ÇFARË NDODHI, SEPSE BËRI ANALIZA DHE NUK KISHTE PROBLEME TË TJERA. E MORËN NË SALLË NË ORËN 12, DHE NDËRSA PO PRISJA QË TA TRANSFERONIN NË DHOMË, MË THANË SE KISHTE GJAKDERDHJE DHE SE DUHEJ PËRSËRI NDËRHYRJE, GJË QË ÇOI NË HEQJEN E VESHËS. E TRANSFERUAN NË KARIL. HERËN E TRETË NDËRHYRI DHE NJË KIRURG ABDOMINAL. MË NJOFTUAN SE BASHKËSHORTJA KISHTE VDEKUR,” tha burri i saj.

Burri thotë se nëse është e nevojshme, do të ndjekë edhe rrugën ligjore, sepse dëshiron të dijë të vërtetën përse gjendja e saj u përkeqësua dhe vdiq.

“Ndoshta guri e dëmtoi veshkën, e hoqën veshkën, por njerëzit jetojnë edhe me një veshkë ose shkojnë në dializë. ÇFARË NDODHI? AJO NUK KISHTE SËMUNDJE TË TJERA. KAM NJË DJALË 5 VJEÇ, ME TË LINDI NORMALISHT,” tha ai.

Rezultatet e autopsisë burri ende i pret. Ai ka marrë raportet e lëshimit nga të dyja klinikat, në të cilat është shkruar se pas operacionit gjendja e saj u përkeqësua me rënien e presionit dhe gjakderdhje, pas së cilës u dhanë derivatet e gjakut, dhe për shkak të përkeqësimit të mëtejshëm ajo u fut në sallë dhe iu hoq veshka, më pas u transferua në KARIL ku, pavarësisht të gjitha masave të marra, ndodhi vdekja.