Burri i bëri gazra policit në fytyrë. Gjykatësi: “janë tinguj që nuk mbulohen nga liria e shprehjes”

Një burrë që i ka bërë gazra në fytyrë një oficeri policie është dēnuar me 34 muaj.

Matthew Hapgood u akuzua për përvetësim mallrash në një dyqan.

Kur policia e kapi Hapgood, i ktheu menderen dhe i lëshoi gazra në fytyrë oficerit.

Hapgood u deklarua fajtor për gra!bitje dyqanesh dhe posedim të një mjeti prerës. Gjykatësi Ian Pringle QC e dēnoi ​​me 34 muaj të premten (26 gusht).

Tani, ju mund të mendoni se ky është një kr!m mjaft unik, por nja dy vjet më parë një djalë në Austri u gjobit me 500 € (425 £) për por*dhën që bëri me zë të lartë pranë oficerëve të policisë, përpara se gjoba t’i reduktohej në 100 € (85 £) pasi bëri një apel.

Burri i tha gjykatësit se gazrat ishin thjesht një ‘proces biologjik’. Ai shtoi se edhe nëse e kishte bërë qëllimisht, por*dha e tij mbulohej nga liria e shprehjes.

Në Austri, liria e shprehjes nuk kufizohet vetëm në fjalë, por mbulon edhe zhurmat dhe komunikimin në forma të tjera.

Por tingulli duhet të ketë ‘qëllim komunikues’, gjë që nuk e ka por*dha e këtij djali, sipas gjykatës.