Burri hyn i armatosur në furrë për të vjedhur dy byrekë

Pronari i furrës “Pionir”, e cila ndodhet në qendër të Vranjës, ka denoncuar në polici një tentativë të çuditshme për grabitje pasi një person i paidentifikuar ka ardhur në furrë i armatosur duke këcënuar: “Më jepni dy burekë. Unë jam anëtar i sigurimit të shtetit dhe do t’ju jap paratë nesër”.

Pronari i furrës tha se i gjithë rasti nuk përfundoi me dy bureqe pasi i njëjti burrë u paraqit në furrë tre orë pas mesnate dhe i kërkoi t’i linte bukën e vjetër sepse ka qenë në shtëpi.

Siç doli më vonë, ai kishte me vete një armë plastike dhe ishte nën efektin e alkoolit.