Burri gjeti kukulla në varr pasi gruaja e gënjeu se lindi binjakë të cilët vdiqën

Një grua që i tha burrit të saj se ishte shtatzënë me binjakë të cilët më pas vdiqën, shkaktoi pothuajse një skandal kombëtar në Rusi.
Laura Daudov i tha burrit të saj (duke gënjyer), Daud, se testi i shtatzënisë kishte rezultuar pozitiv dhe duke parë gëzimin që i solli atij, ajo tha se nuk kishte zemër t’i thoshte të vërtetën.

Duke shpjeguar veprimet e saj, Laura tha: “Unë pashë sa i lumtur ishte burri im kur i thashë se isha shtatzënë. Nuk doja ta shqetësoja dhe prandaj vendosa ta gënjej atë dhe të afërmit tanë duke trilluar shtatzëninë. Nuk kam pasur një plan të qartë. Ndonjëherë ndjehesha sikur barku po më rritej, ndjehesha sikur të isha shtatzënë. Është e vështirë të shpjegohet, nga njëra anë e dija që nuk isha shtatzënë, por nuk munda të ndalem duke menduar se jam”.

Ajo madje shkoi aq larg sa të merrte me qira një apartament pranë spitalit të maternitetit, duke pretenduar se lindi me 3 shkurt por më pas tha se ata vdiqën të martën.
Ajo tha: “Në të njëjtën ditë burri im më tha se ne duhej të varrosnim foshnjat në Dagestan, në varrezat e familjes së tij”. Ishte në funeral, ku kukullat ishin mbështjellë me qefin, gënjeshtrat e Laura filluan të zbuloheshin.

Daud tha: “Kushëriri im më tha: ‘vëlla, ata janë akoma njerëz… ne duhet ta bëjmë këtë në një mënyrë njerëzore… Duhet të shohim fytyrat e tyre para se t’i varrosim”. ‘Unë hapa fytyrën e foshnjës së parë dhe pashë se nuk kishte sy. Çfarë ishte kjo? Fillova të hap fytyrën e së dytës. E njëjta. Kjo ishte një kukull… një kukull”.