Burrë e grua me 70 vjet martesë, vdi*qën brenda pak minutash nga COVID-19, tri ditë para vaksinimit

Një çift bashkëshortor në SHBA është bërë lajm këto ditë dhe historia e tyre ka prekur zemrat e mijëra njerëzve. Burë e grua vdi*qën më 16 janar në një spital në shtetin amerikan të Ohios, duke mbajtur duart e njëri-tjetrit. Dick Meek vd*iq në moshën 89 vjeçare, kurse gruaja e tij Shirley, në moshën 87 vjeçare.

Doza e parë e vaksinës ishte planifikuar t’u jepej më 19 janar, ditë kur Dick do të festonte 90-vjetorin e lindjes. Ai dhe Shirley u takuan në shkollën e mesme dhe që prej asaj kohe janë bashkë. Në dhjetor të vitit të kaluar, ata shënuan 70-vjetorin e martesës së tyre.

Ata lanë pesë fëmijë, 13 nipa dhe 28 stërnipa. Sipas anëtarëve të familjes, ata kaluan jetë të lumtur familjare. “Ata nuk ishin të njëjtë me moshatarët e tyre. Ata ishin shumë, shumë të shëndetshëm, njerëz të gjallë. Ata na lanë kaq shpejt”, tha vajza e tyre Debbie Howell, raporton CNN. Testet e kryera më 26 dhjetor treguan se ata ishin pozitivë në koronavirus.

Kishin simptoma dhe fillimisht menduan se bëhej fjalë për ndonjë ftohje. Ditët kaluan, e simptomat u bënë më të theksuara për çka edhe u testuan. Dick u shtrua në spital më 2 janar, kurse gruaja e tij dy ditë më vonë. Siç thotë vajza e tyre Debbie, kishte ditë kur ata ishin optimistë për shërimin e tyre të shpejtë, por problemet në mushkëri po rriteshin nga dita në ditë. Duke kuptuar situatën se mund të ishin ditët e fundit të tyre, familjarët i kërkuan spitalit t’i vënë në një dhomë.

“Ne nuk donim t’i ndanim, pasi gjëja më e rëndësishme në jetën e tyre ishte të ishin së bashku. Ne donim që ata të ishin në gjendje të mbanin duart e njëri-tjetrit. Ne donim që ata të dëgjonin muzikën e tyre të preferuar”, tha Debbie. Shirley vd*iq e para, kurse Dick disa minuta më vonë. Familjarët thonë se u ngushëlluan nga fakti që ata vdiqën duke mbajtur duart e njëri-tjetrit dhe u shprehën mirënjohës ndaj stafit të spitalit për kujdesin dhe respektin e treguar për dy javë.