Burrat tani po e mbajnë mjekrën kështu. Si ju duket?

Një tendencë e re e modës së mjekrës së meshkujve po “pushton” gradualisht botën. Tendenca e re e “mjekrës rrethore” mund të duket mjaft tërheqëse fillimisht, por disa kritikë të saj e kanë krahasuar ate me stilin e “kapakut të tualetit”.
Teksa bota ngadalë po e merr veten ngadalë prej pandemisë së koroanvirusit, ja ku shfaqet rreziku i ri i epidemise se “mjekrës rrethore”.

Edhe për tendencën e fundit është fajësuar koha e gjatë e izolimit, që ka shtyre shumë njerëz në ato që njihen tashmë si “krime kundër modës” teksa djemtë e mërzitur në të gjithë botën dalin me stle brutale teksa eksperimentojnë vetë me gërshërët dhe makinat e rrojës, shkruan britanikja DailyStar.
Por Interneti është shprehur hapur kundër këtij horrori të fundit të flokëve, duke e quajur atë “akoma më të rëndë” sesa moda e flokëve ‘bisht’ që pushtoi vitet 80-të e 90-të.

Një prej kritikëve shprehej: “Ta quajnë më mirë stili ‘Kapak tualeti’”, ndërsa të tjerë flisnin me terma akoma më vulgare.
Të tjerë thonin se i nxiste të ushtronin dhunë ndaj të zotëve: “Kjo e bën fytyrën tënde të duket më e përshtatshme për goditje grushti”.
Një tjetër shkruante: “Nuk mund ta besoj që kjo është një modë”