Burrat “fshihen” në banjo 7 orë në vit, që të gjejnë pak qetësi: shkaku është vetëm një – gratë

Ka burra që i harroni sapo kalojnë pragun e banjës, sapo hyjnë dhe ulen do t’i shihni të rishfaqen shumë më vonë. Është klasike. Në atë pikë gjithmonë vjen në mendje pyetja e zakonshme, e njëjta që shumë gra të tjera i bëjnë vetes: pse rrinë kaq shumë në banjo?

Një studim i fundit zbuloi se burrat shpenzojnë gjithsej shtatë orë në vit duke u “fshehur” në banjo për pak “paqe dhe qetësi”.

Studiuesit anketuan 1000 burra dhe zbuluan se shmangia e partnerëve, shmangia e fëmijëve, shmangia e detyrave të përditshme dhe mundësia për të parë celularin e tyre të pashqetësuar janë arsyet kryesore për këtë sjellje.

Studimi zbuloi gjithashtu se shqetësimet me shumë gjasa shkaktohen nga partneret e meshkujve, e më pas nga fëmijët që mbajnë vendin e dytë.

Disa burra madje shkuan aq larg me këtë çështje sa të deklaronin se nëse nuk mund ta bënin këtë “arrαtisje” herë pas here në banjo, nuk do dinin si do i kishin menaxhuar gjërat.

Pra nëse burri juaj mbyllet në banjo më shumë se çfarë nevojitet, filloni bëni disa pyetje vetes.