Burimi ”Studençica” me kushte jo bashkëkohore! N.P”Studençica”, nga 59 të punësuar, vetëm 9 shqiptarë

Mbrojtëse me korrozion, çikon ujë nga tavanet, kabllo të zhveshur të energjisë elektrike ….
Kështu duket burimi i Ndërmarrjes Publike ”Studençica”, nga ku furnizohen me ujë të pijshëm 6 ndërmarrje Publike të rajonit perëndimor.

Por jo vetëm kaq në këtë ndërmarrje ka 59 të punësuar, ndërsa vetëm 9 nga ata janë shqiptarë.
”Përshëndetje jemi tek burimi ”Studençica”, burim ky i cili furnizon gjashtë ndërmarrje publike në rajonin perëndimor dhe bazën e ka në Kërçovë. Në këtë ndërmarrje janë të punësuar 59 persona deri më tani 9 nga ata janë shqiptarë, ndërsa prej vitesh ka pasur vetëm një të punësuar shqiptar. Siç pat edhe pamjet më herët gjendja brenda burimit ku furnizohen këto ndërmarrje publike nuk është i kënaqshëm, megjithatë drejtori premton se punon në përmasimin e gjendjes së burimit”.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike ”Studençica” Urim Ahmedi thotë se ndërmarrjen e ka gjetur në gjendje të palakmueshme me kushte të pavolitshme dhe vetëm me një të punësuar shqiptar. Megjithatë ai premton se do të realizojë punësime të reja dhe prioritet ka rinovimin e burimit ”Studençica” dhe ka nënshkruar tenderin për rinovimin e burimit me pllaka dhe mbrojtëse rosfraj.

“Në 2019 mora pëlqimin e parë për 8 punësime të reja dhe realizimin e atyre punësimeve në vitin 2020 me 8 punësime, 1 e gjeta dmth janë nëntë shqiptarë, përqindja ishte dikun 1.9%, ndërsa tani jemi në një përqindje 15%, nuk është e kënaqshme, natyrisht që nuk është ne vazhdimisht bëjmë përpjekje edhe këtë vit kam bërë kërkesë për punësime të reja”, tha Urim Ahmedi – Drejtor i N.P “Studençica”.
NP ”Studençica” furnizon me ujë të pijshëm Kërçovën, Pllasnicën, Makedonski Brodin, Dollnenin, Krushëveën dhe Prilepin.