Burgu i Tetovës: Lajmi i djeshëm i publikuar në Tv Sitel, i pa saktë dhe tendencioz

Nëpërmes një postimi në Facebook drejtori i Burgut të Tetovës Qefali Havzija i ka reaguar Televizionit Sitel për lëajmin e publikuar dje kinse në burgun e Tetovës është gjetur heroinë.

“I burgosuri në burgun e Tetovës fsheh heroinë në pullazin e burgut” – lajmi I lartpërmendur I publikuar në TV Sitel më datë 24.10.2022 në ëeb-faqen e kësaj medie www.sitel.com.mk është jo I saktë dhe I pavërtetë. Drejtoria e burgut të Tetovës ka hedhur poshtë si të pa saktë lajmin e publikuar në Televizionin Sitel, në të cilën thuhet se në pullazin e institucionit ndëshkues dhe përmirësues “Burgu I Tetovës” është gjetur e fshehtë një pako me substance narkotike. Lajmi është I para dy viteve, ku të gjithë e dimë që në atë kohë ka pasur tentime për përdorimin dhe futjen e lëndëve narkotike në këtë institucion nga persona të panjohur të cilët nga jashtë murrit rrethues kanë tentuar që të hedhin substanca narkotike, lajmi siç e cekëm edhe më lartë është I dy viteve të kaluara, ku me këtë institucion ka udhëhequr menaxhment tjetër dhe jo drejtori aktual, Qefali Havzija. thonë nga Burgu i Tetovës.

Nga atje potencojnë që rasti është i vjetër dhe se nuk ka të bëj me të tashmen, ky rast sipas drejtorit Qefali Havzija ka ndodhur dy vjet më parë kur me këtë institucion ka udhëhequr menaxhmenti i kaluar

Rastin të cilën e ka ri publikuar Sitel-Tv dhe I cili është lajm I para dy viteve e kanë zbuluar vetë pjesëtaret e sigurimit të burgut, të njëjtit në atë kohë kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme dhe lënda në fjalë është marrë dhe proceduar nga Sektori Për punë të brendshme-Tetovë. Drejtori aktual I institucionit ndëshkues-përmirësues “Burgu I Tetovës”, Qefali Havzija deklaron se nga pranimi I detyrës në burgun e Tetovës deri më tani asnjë I burgosur nuk është kapur me lëndë narkotike, dhe asnjëri prej tyre nuk ka konsumuar të njëjtat gjë që vërtetohet me kryerjen e testeve edhe atë: gjatë pranimit në institucion për vuajtje të dënimit, gjatë kthimit nga vikendi dhe në kohë permante gjatë qëndrimit në këtë institucion. Ne vlerësojmë që informacionet e pa sakta të publikuara në SITEL-TV, duket se janë me qëllim të diskreditimit të institucionit dhe që nuk është në favor të asnjërës palë, sepse “Burgu I Tetovës” është institucioni ndëshkues-përmirësues me kushtet më të mira në shtet, dhe radhitet ndër burgjet I cili ka përparuar në të gjitha aspektet veçanërisht nga marrja e detyrës së drejtorit aktual, Qefali Havzija. shkruan në profilin e tij në Facebook drejtori i Burgut.

Nga atje vazhdojnë që mediat kanë vizituar këtë institucion dhe kanë parë nga afër përmirësimin e kushteve.
Kjo është dëshmuar edhe në mediat të cilët kanë vizituar institucionin tonë dhe kanë bashkëbiseduar edhe me të burgosurit.

Pavarësisht lajmeve dhe informacioneve tendencioze dhe të pavërteta ne do të vazhdojmë të punojmë në përmirësimin e kushteve dhe standardeve të këtij institucioni dhe për të krijuar shkallë të lartë të risocializimit të burgosurve që për momentin vuajnë dënimin. përfundon drejtori i Burgut Qefali Havzija./TS