Një mësuese e quajtur ‘jashtë kontrolli’ është burgosur për përdhunimin e dy djemve, ndësa nxënësit e shkollës e shihnin duke kryer marrëdhënie seksuale me një prej tyre në veturë.
27 vjeçarja Kathryn Houghtaling, u dënua dje me katër deri në 15 vjet burg pasi pranoi akuzat për sjellje seksuale me dy djem në moshën 16 e 17 vjeç.
Sulmet seksuale kishin ndodhur në dhjetor 2018 e janar 2019 në Michigan, kur të dy viktimat ishin nën moshën e pranimit të akteve seksuale, e cila është 18 në atë shtet të SHBA.
Në fjalën e saj Houghtaling qante duke pranuar se ishte sjellë në mënyrë të rëndë dhe se prej veprimit të saj kishte humbur vendin e punës dhe martesën.
“Kam mësuar të marr përgjegjësi të plotë për veprimet e mia. Mendimi i të shkuarit në burg më tmerron”, tha ajo ndërsa gjyqtari u përgjigj: “Ligjet e seksit aplikohen njësoj si për burrat dhe gratë”.
Ajo u arrestua kur një nga prindërit e nxënësve gjeti në celularin e tij një video ku ajo festonte në mënyrë të dyshimtë me nxënësit dhe më pas u zbulua se kishte abuzuar seksualisht me ta.