Bur*gim të përjetshëm vra*sësit të Flamur Beqirit në Londër

Me bur*gim të përjetshëm është dënuar Anis Hemissi që kishte vr*arë 36-vjeçarin Flamur Beqiri në Londër, më 2019.

Beqiri ishte dënuar në sytë e bashkëshortes teksa ajo përpiqej të mbronte të birin e tyre dyvjeçar.

Vra*sja kishte ndodhur në Natën e Krishtlindjeve më 2019.

Një gjykatë në Angli e ka dënuar vrasësin me burgim të përjetshëm me minimum prej 35 vjetësh.

Siç raportojnë mediat në Angli, Beqiri ishte në krye të një bande ndërkombëtare të drogës dhe ishte cak i sulmit për shkak të përplasjeve të grupeve rivale kriminale. Dyshohej se ishte pjesë e tregtisë së drogës që nga viti 2007.

Hemissi ishte punësuar për të udhëtuar drejt Londrës që ta kryente vrasjen.