Bu*rg për policin që përplasi me gomone 7-vjeçaren

Gjykata e Vlorës ka lënë në bu*rg pa afat ish-shefin e policimit në Drejtorinë e Elbasanit, Arjan Tase që paraditen e 2 Gushtit përplasi për vdekje me gomone 7-vjeçaren, Jonada Avdia. Ndaj ish-efektivit rëndon akuza ‘vrasje e kryer në formën e dashjen në mënyrë indirekte’ për të cilën Kodi Penal parashikon dënim nga 10 deri në 20 vite.

Në seancën e mbajtur ish-efektivi ka kërkuar falje familjarëve të vajzës së mitur, ndërsa një tjetër ndjesë i është drejtuar Policisë së Shtetit ku ai bënte pjesë deri në momentin që shkaktoi aksidentin fatal. Fillimisht ndaj Arjan Tases, Agjencia e Mbrojtjes Policore dhe Prokuroria e Vlorës ngritën akuzën e ‘Vrasjes së kryer nga pakujdesia’ për të cilën Kodi Penal parashikon nga gjobë deri në 5 vite bu*rgim, por pas analizimit të kamerave të sigurisë në zonë për ish-efektivin u rëndua akuza në “vrasje me dashje të kryer në mënyrë indirekte”.

Nga verifikimet e kryera, grupi hetimor konkludoi se ish-shefi i policisë ka patur mundësi për të parandaluar aksidentin fatal në një zonë të dedikuar për pushuesit, pasi edhe vetë pushuesit i kishin tërhequr vëmendjen se po u rrezikonte jetën.