“Burg me 7 porta”, Alfred Moisiu zbulon detaje nga takimi në qeli me Thaçin: Më erdhi rëndë kur e pashë mbyllur aty

Burg me 7 porta. Kështu i ka cilësuar dhomat e paraburgimit ne Hagë, ku po mbahen ish-komandantët e UÇK-së, ish-Presidenti Alfred Moisiu.

Në një intervistë për Euronews Albania me Erla Mëhillin, Moisiu ka ndarë edhe mbresat nga takimi javë me parë.
Pjesë nga intervista:
Mëhilli: Ky vit i ri i gjen serish ish-komandatet e Kosoves ne burg. Sa e dhimbshme eshte kjo per Shqiperine dhe shqiptaret?

Moisiu: Kjo nuk eshte vetem e dhimbshme por eshte nje padrejtesi qe na behet ne shqiptareve. Arrestimi dhe mbajtja ne burg e udheheqesve te UCK eshte dicka e padegjuar. U bene dy vjet qe jane aty dhe ende nuk kane nje aktakuze. Une nuk jam jurist por di qe gjeja e pare qe behet kur tjetri vihet para pergjegjesise eshte qe i jepet aktakuza. Edhe ne kohen e Enverit qe ishte diktature, aktakuza behej. Por dhe ti mbash brenda per te grumbulluar materiale? Kjo eshte nje tentative per ta bere qingjin ujk dhe ujkun qingj. Kush ka bete krimet dhe kush po paguan?

Mehilli: A mos na u kthye ne bumerang kjo Gjykate, pra po “ha bijte e vet”
Moisiu: Nuk e kam kuptuar asnjehere pse u krijua kjo Gjykate dhe pse duhet te kishte qender ne Hage.
Mehilli: Po ndonje mbrese nga takimi me Thacin, si ndiheshin ata pas dy vitesh aty?

Moisiu: Ai ishte nje burg me 7 porta me celesa te ndryshem, njeri i mbyllte e tjetri i hapte. Pra nje burg me siguri te jashtezakonshme. Me erdhi shume rende kur pashe nje ish president te mbyllur atje. Te shikoje keta njerez qe sakrifikuan jeten dhe familjen e tyre, gjithshka qe kishin, vune koken ne rrezik.
Ata mbaheshin mire, me kurajo, kishin besim tek drejtesia por une per veten time nuk kam shume besim. Kjo eshte per ti bere qefin serbeve.

Ne periudhen e Luftes ne shkolle benim mbledhje klandestine dhe gjithmone na thuhej cdo behet me Kosoven, sepse armiku eshte i perbashket.
Ne shkollat shqiptare, vitet 36-37, ne kendonim Per Kosove e Cameri, ja Vdekje ja Liri. Pra ishim edukuar per te kerkuar llogari se perse keta njerez jane atje dhe jo ketu me ne.