Burg dhe gjobë me para, ja sa është shuma për ata që guxojnë të gjuajnë në dasëm me armë

Për gju*ajtje me ar*më në kremtime sipas Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, është paraparë gjobë në të holla prej 200 deri në 500 euro (neni 31), ndërsa varësisht nga pasojat, gju*ajtja mund të paraqesë edhe vepër penale “shkaktim i rre*zikut të përgjithshëm”, për të cilën është paraparë edhe dënim me bu8rg prej një deri në pesë vite (neni 288 nga Kodi Penal), ka njoftuar MPB.

Këtë informatë MPB e ndërlidh me rastin e në Gllumovë të Shkupit, për ku kanë mbërritur denoncime se ka të sht*ëna me a*rmë rreth orës 15:23. Nëpunës policorë në vendin e ngjarjes kanë gjetur gëzhoja nga ar*më zj*arri, para shtëpisë së I.S. (51) nga ky fshat, ku ka pasur aheng familjar.

Nga I.S. janë marrë doreza parafine dhe pis*toletë “Glok”, ndërsa gëzhojat janë dërguar për ekspertizë. Pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresë adekuate, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
MPB edhe njëherë apelon qytetarët që të përmbahen nga gju8ajtja me armë zjarri në ahengje familjare, sepse ajo mund të shkaktojë pasoja të rënda.