Bullgaria pret përgjigje, Shkupi: Do të qëndrojmë larg atmosferës parazgjedhore

Diplomacia bullgare po pret përgjigjen e Shkupit ndaj notës së pro*testës lidhur me ngjarjen në Deve Bair, kur vendi pe*ngoi importin e rreth 1000 librave nga Sofja në Shkup.
Çfarë do të thotë kjo?! A nuk synojnë të bëhen anëtar në BE, a nuk e synojnë tregun e përbashkët, a nuk funksionon ai vetëm me letërnjoftime?! Është e dukshme se nuk duan që librat origjinale të hynë atje, që të mund qytetarët e Maqedonisë së Veriut t’i lexojnë. Ende po presim përgjigje për këtë notë pro*teste që i dërguam – deklaroi Ekaterina Zaharieva, Ministre e Jashtme e Bullgarisë.

Ministria e Jashtme në Shkup thotë se komunikimi dypalësh është i rregullt, por se do t’iu përmbahet komenteve dhe do të qëndrojë larg atmosferës parazgjedhore. Sipas këtij dikasteri përgjigjen për librat tashmë e ka dhënë Drejtoria e Doganave.
Edhe pse organi doganor përmes Ministrisë së Jashtme kërkoi deklaratë se dërgesa i dedikohet Qendrës kulturore të Bullgarisë në Shkup, këso deklarate nuk na u dorëzua as nga Qendra kulturore e as nga Ambasada e Bullgarisë në Shkup -njoftojnë nga Drejtoria e Doganave.

Ndërkohë ushtruesi i detyrës ambasador i Maqedonisë së Veriut në Sofje, Vlladimir Kërstevski u thirr në bisedë për shkak të analizave të publikuara nga Instituti Ndërkombëtar IFIMES. Sipas Zaharievës, pas artikujve “kontravers” fshihet Shkupi. Por Qeveria hodhi poshtë ak*uzat, duke thënë se marrëveshja me Institutin ka përfunduar në vitin 2019.

IFIMES tashmë dy vjet ky institut nuk ka asnjë angazhim të lidhur me punën e Qeverisë, e as obligime të tjera me Qeverinë dhe Zyrën e Kryetarit të Qeverisë. IFIMES edhe para vitit 2019 asnjëherë nuk është angazhuar për analiza lidhur me raportin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë – njoftojnë nga Qeveria.

Instituti IFIMES në analizën e 24 marsit shkruan ndër të tjerash se Bullgaria e pavarur u krijua me Traktatin e Shën Stefanit në vitin 1878, në territor që banohej nga bogomilë, maqedonas dhe turq, e të cilët “u bullgarizuan” me forcë. Nga ajo periudhë daton projekti “Bullgari e Madhe” që është prezentë gjatë kësaj fushate parazgjedhore. Theksohet se Bullgaria nuk ka arsye për t’u krenuar me historinë e saj gjatë Lu*ftës së Dytë Botërore, si aleate e Gjermanisë naciste dhe se Bullgaria është bërë lojtar kryesor i diplomacisë ruse në Ballkan.