Bullgaria duhet t’ua dorëzojë familjarëve gjësendet e të vdekurve

Bullgaria tani duhet t’ua dorëzojë familjarëve gjësendet e vdekurve. Njëri prej tyre u ankua se i afërmi i tij mbante në autobus ar në vlerë prej 7000 euro. Ndonëse hetimet në Bullgari kanë përfunduar, në vendin tonë Prokuroria po kryen ende hetimet paraprake për punën e agjencisë “Besa Trans”.

“Po sigurohet dhe analizohet i gjithë dokumentacioni dhe shqyrtohen në detaje të gjitha rrethanat përkatës”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.
Autobusi i Besa Transit ka kaluar kufirin e shtetit mbi 100 herë pa leje të duhura për transportin e pasagjerëve. Kompanisë tashmë i janë marrë licencat e transportit dhe ajo e turizmit.