Bullgari, autobusi përplaset me makinën. Ka të vdekur dhe plagosur

Katër persona kanë humbur jetën ditën e sotme pasi një autobus është përplasur me një makinë në Bullgari, njoftuan zyrtarët.

Tetë të tjerë janë lënduar.

Autobusi po kthente turistët në Rumani nga një udhëtim në Stamboll kur goditi një makinë të parkuar pranë autostradës që lidh Veliko Tarnovo me portin e Ruse në Bullgari, tha policia lokale, sipas AP.

Më herët një aksident tragjik u shënua në një autostradë në Kroaci.

Një autobus me targa polake doli nga rruga dhe si pasojë vdiqën 11 persona.

34 të tjerë u plagosën. Aksidenti ndodhi në orën 05:40 të mëngjesit të së shtunës.