Bulizëm në një shkollë në Tetovë: Babai e raporton rastin në polici se djali i tij është filmuar nga 4 nxënës teksa ishte në tualet


MPB ka njoftuar se me 10.09.2024 në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, një 41-vjeçar nga Tetova ka raportuar se katër të mitur nga një shkollë të qytetit e kanë filmuar djalin e tij të mitur ndërsa ai ishte në tualet në shkollë. Po merren të gjitha masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.