“Bukë, rrush e zemër”, me 2 shtatorë në Bojanë mbahet edicioni i gjashtë i Festivalit të Rrushit


Festivali i Rrushit të Bojanës këtë vit do të mbahet me 2 shtator, me fillim në ora 14:30 në shesh të Bojanës. Ky festival është nismë e Institutit ZIP në bashkëorganizim me komunën e Sarajit, e që organizohet që nga viti 2015.

“Sivjet synojmë të organizojmë Festivalin e rrushit për herë të gjashtë më 02 shtator 2022 me fillim nga ora 14.30 në sheshin e ri te Bojanes. Festivali i Rrushit është aktivitet tradicional që ka ndihmuar vitet e fundit promovimin e vreshtarisë në Bojanë dhe zhvillimin e kësaj kulture bujqësore në masë të madhe. Bojanasit me dedikim të pashoq vazhdojnë të mbajnë dyert hapur për mysafirët anë e kënd vendit dhe rajonit. Ejani të gjithë!”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.