Dhjetëra bujq të komunës së Gazi Babës dhe Haraçinës akoma nuk janë dë*mshpërblyer për dë*met bujqësore të shkaktuara në vitin 2016 dhe 2018 nga reshjet e shiut dhe breshrit. Këshilli i bujqve shprehet i revoltuar nga mospërfillja e institucioneve përkatëse, posaçërisht kryeministri i vendit të cilit tashmë pesë muaj i kanë kërkuar takim për të zgjidhur këtë problematikë.
Kërkojmë nga Qeveria te trajtojë në mënyrë të barabartë te gjithë bujqit. Kërkojmë nga Qeveria që menjëherë të marrë vendim për pagesë të bujqve nga komuna Gazi Babë dhe Haraçinë në përputhje me vlerësimet nga komisionet komunale. Nëse kërkesat tona drejtuar Qeverisë nuk përmbushen në afat sa më të shkurtër bujqit nga Komuna e Gazi Babës dhe Haraçinës do të vazhdojnë të pro*testojnë çdo ditë në lokacione të ndryshme të Shkupit- Adnan Hajrullahu, Këshilli i bujqve.
Siç thonë bujqit, dë*met e tokës dhe të kulturave bujqësore kanë arritur në mijëra euro. Madje, shumë prej tyre thonë se tashmë kanë hequr dorë nga ky profesion për shkak të pamundësive ekonomike.
Ne si bujq shumë kemi dë*me, nuk e di si kemi mbijetuar deri tash se vetëm me bujqësi merremi. Nuk na marrin në takime, nuk dëshirojnë të dëgjojnë për problemet tona. Çdoherë që kanë bërë kërkesë te populli, populli ua ka ofruar atë që është dashur kurse ato gjithmonë për vete punojnë. Nuk e di ku e gjejnë atë mundësi që mos të na i paguajnë dëmet”.
Po bëj pyetje, unë me vëllain tim punojmë përgjysmë, ai ka marrë dë*mshpërblim ndërsa unë jo. Të njëjtat kërkesa, të njëjtat procesverbale, të gjitha i kishim të njëjta. Askush asgjë nuk përgjigjet, tashmë 6 vjet asnjë denarë nuk më është paguar. Ajo që më intereson nga Qeveria, përse deri më tani nuk më është përgjigjur negativisht”.
Pas revoltës së bujqve, nga Qeveria paralajmëruan shqyrtimin e mungesës së dëmshpërblimeve dhe shqyrtimin e procedurave për ngecjen.