Bujqit kërkojnë nga shteti për mbrojtje nga tregtarët – Tregtarët i shesin frutat për çmim më të lartë se bujqit


Vllado Jordanovi nga Sirkova e Kavadarit prodhon pjeshka, kajsi, qershi, dardha, ftonj, kumbulla dhe i eksporton në Norvegji, Çeki dhe Rusi. Nëse ai e shet pjeshkën për 25-30 denarë, kjo frutë në treg shitet për 60 denarë. Çmimi prodhues i kajsisë është nga 30 deri në 40, e në treg lëviz nga 60 deri në 70 denarë. Me rritjen e çmimit të plehrave, naftës dhe kostove të prodhimit, bujqësia si degë nuk është aspak fitimprurëse, thotë ai. Edhe për konsumatorët çmimet janë të larta, e të kënaqur janë vetëm tregtarët.  

“Aktualisht më së shumti humbasin bujqit, e më së shumti përfitojnë tregtarët. Ai që i prodhon produktet, i shet për 20, 25 ose 30 denarë, kurse tregtarët nuk i prodhojnë, por vetëm i shesin për 30 denarë. Ndoshta edhe ata kanë shpenzime, por pa dyshim se më së shumti përfitojnë tregtarët.”- thotë Vllado Jordanov, bujk.

30% e prodhuesve nga viti i ardhshëm nuk do të merren më me bujqësi, thotë Jordanovi, pasi, siç shton, Ministria e Bujqësisë nuk investon për edukim dhe mbrojtje të bujqve nga tregtarët.

“Shteti, Inspektorati duhet të përpilojë një strategji lidhur me atë se si mund t’u ndihmojë bujqve që të kenë një çmim më të kënaqshëm. Ekonomia në Maqedoni varet nga bujqësia. Kemi diell, kemi ujë, vetëm nuk ka kush t’i mbrojë bujqit.”- shton Vllado Jordanov, bujk.

Problem shtesë është edhe mungesa e punëtorëve, pasi popullata e re dhe e aftë për punë vazhdimisht po shpërngulet nga vendi. Me subvencionet që i marrin nuk arrijnë të mbulojnë as 15% të shpenzimeve. Bujqit janë lënë në mëshirë të fatit, përfundon Jordanovi.
https://youtu.be/70aUg7OGnD0