Bujar Ramadani, mjeku i ri që të bën krenar në Spitalin e Kancerit në Shkup

Një mjek i ri shqipëtar që të bënë krenar në spitalin shtetëror në Shkup. Bëhet fjalë për D-r. Bujar Ramdani , një mjek i ri , energjik, i vendosur për të arritur majat e suksesit në fushën e Onkologjisë që ka të bëjë me trajtimin e kancerit.

Ai menjëherë pas diplomimit në Fakultetin e Mjeksësië në Universitetin më prestiogjoz, “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, arriti që me shumë sukses të sistemohet në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji.

D-r Ramadani cdo ditë që nga orët e hershme të mëngjesit e deri pasdite bënë ordinimin tek pacientët që kanë sëmundje të kancerit në gji. Në ordinancën ku punon D-r Ramadani gjeni vazhdimisht pacientë të shumtë nga e gjithë Maqedonia e Veriut dhe Kosova të cilët kanë ardhur për t’u konsultuar dhe për të marrë terapinë e nevojshme për sëmundjen e kancerit në gji.

Padyshim se për këtë sukses të madh merit kanë edhe ekspertët e Onkologjisë prim.D-r.Nino Vasev, prof.D-r. Ilir Ismaili dhe Spec.D-r Meri Pesheva të cilët vazhdimisht që nga dita e parë e kanë mbështetur mjekun e ri D-r.Ramadani.Ky ekip i mjekëve i japin D-r.Bujarit përkrahje të fuqishme me dije dhe eksperiencën për të trajtuar me më shumë sukses sëmundjen e kancerit në gji tek pacientët. Në këtë drejtim nuk mungojn as lëvdratat nga ana e pacientëve.

Padyshim se në këtë drejtim përkrahje të fuqishme që nga dita e parë ka pasur edhe nga menaxhmenti i kësaj klinike, nga drejtori i suksesshëm organizativ, Nehat Nuhi.

Ndërkoh, D-r Bujar Ramadani vjen nga një gjeneratë e re, e shkëlqyer që kanë mbaruar studimet në Fakultetin e mjekësisë në Shkup, duke arritur rezultate të jashtzakonshme.

Që në moshë të re, ëndër dhe vizion jetësor e kishte të bëhet një mjek, një njeri human me të cilën punë do të ishte krenar gjatë gjithë jetës dhe do ju ndihmonte pacientëve hallexhinj .

Mirëpo për këtë sukses nuk mjaftonte vetëm dëshira dhe ideja, por padyshim për t’u bërë një mjek i mirë ,nevojitej këmbëngulësi dhe sakrific e madhe duke qëndruar me ditë dhe netë në bibliotekë dhe spitale.

Historia drejt suksesit e D-r. Bujarit ka qenë tepër e mundimshme , ku përpos studimeve të rrënda, ai paralelisht për tu profesionalizuar ka marre pjesë në shumë trajnime, ku mund të përmenden qendra të njohura te Evropës, Turqisë dhe vende tjera. Ai me sukses të dalluar ka qenë në spitalin prestigjoz në Stanboll të Turqisë “Capa Hastanesi” ku ka qenë me muaj pjesë e ekipeve të kirurgëve dhe onkologëve që trajtonin dhe operonin kancerin në gji me metodat më të përkryera të mjeksisë moderne.

Një periudh ka qëndruar edhe në Spitalin Universitar në Ljubljanë te Sllovenisë, ku ka pasur rastin të takohet me mjek të rangeve botërore.

D-r.Bujari është një djalë i ri, tepër pozitiv, energjik që premton shumë ku të ardhmen e vetë e sheh një ditë të punon në ndonjë qendër të madhe botërore për trajtimin e kancerit.