Bujar Osmani para 6 viteve parashikoi situatën e sotme

Sot, njësoj si para gjashtë vitesh, problem kryesor për realizimin e ideve të mëdha dhe interesave të shqiptarëve është vota e ndarë e shqiptarëve në parti më të vogla të cilat sot nuk kanë sens për interesa madhore.Në vijë të kësaj ,njëri ndër figurat kryesore të Bashkimit Demokratik për Integrim Bujar Osmani, aktualisht zëvendskryeministër për Cështje Evropiane para gjashtë vitesh e parashikoi situatën politike me të cilën po përballet sot Maqedonia e Veriut jo vetëm pas këtij procesi zgjedhorë por me theks të vecantë edhe tek përcarja e thellë e partive politike shqiptare dhe fragmentarizimi i votës shqiptare në përgjithësi .Ai atë kohë tha se kemi një mënyrë të njëjtë të su*lmeve kundër BDI-së që ta dë*mtojë këtë subjekt politik.

Dikujt sipas Osmanit në intervistën e atëhershme , i ka penguar që shqiptarët të kenë një parti të fuqishme politike shqiptare . Gjithmonë tendenca sipas tij ka qenë që shqiptarët të fragmentarizohen në parti më të vogla politike .Ka një të ashtëquajtur moto ku shqiptarët në secilin qytet të kenë nga një parti.Dhe kështu është promovuar nëse u kujtohet Demokracia e Re në Shkup, Ziadin Sela në Strugë, Rilindja Demokratike e Rufi Osmanit në Gostivar .Pra ky është koncepti . Kjo sipas Osmanit ka të bëjë me qëllimin që shqiptarët ti shikojnë ose të merren me interesat lokale përmes këtyre partive dhe mos jenë një zë i fuqishëm .Kjo mund të ketë qenë edhe një mentalitet shqiptarë ikëtij fragmentarizimi por kjo mund të jetë edhe një e ndihmuar nga ndikimet nga jashtë . BDI ka qenë partia e vetme e fuqishme që për shumë vite ka arritur që ti artikulojë interesat shqiptare nga Kumanova dhe deri në Strugë u shpreh Osmani.