Bujar Osmani: Padituria e partive të vogla, nuk bëjnë dallimin midis ODIHR si institucion dhe Kryesuesit të OSBE-së

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka akuzuar sot ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, se si kryetar i OSBE-së, ka keqpërdorur pozitën e tij për të ndikuar te vëzhguesit e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm dhe kështu ka shpallur paditurinë rreth institucionit të ODIHR dhe kryesuesit të OSBE-së.

Me 57 shtete pjesëmarrëse, në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi, OSBE – Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – është organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë. OSBE punon për stabilitet, paqe dhe demokraci për më shumë se një miliard njerëz, përmes dialogut politik për vlerat e përbashkëta dhe përmes punës praktike që synon të bëjë një ndryshim të qëndrueshëm.

OSBE-ja është një forum për dialog politik mbi një gamë të gjerë çështjesh të sigurisë dhe një platformë për veprim të përbashkët për të përmirësuar jetën e individëve dhe komuniteteve.

Me institucionet e saj, njësitë e ekspertëve dhe rrjetin e operacioneve në terren, OSBE-ja trajton çështje që kanë ndikim në sigurinë tonë të përbashkët, duke përfshirë kontrollin e armëve, terrorizmin, qeverisjen e mirë, sigurinë e energjisë, trafikimin e qenieve njerëzore, demokratizimin, lirinë e medias dhe pakicat kombëtare.

Me OSBE këtë vit kryeson kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Kryesimi me OSBE-në i ka mundësuar vendit mbështetje më të madhe të opinionit publik në BE për procesin e aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të procesit por edhe për ndërtimin e reputacionit të vendit ose brendit politik- Republika e Maqedonisë së Veriut, si partner stabil ndërkombëtar, pjesë i sistemeve shoqërore bashkëkohore, mbështetëse e fortë e multilateralizmit- që përbën një nga pesë prioritetet të politikës së jashtme.

Kujtojmë se zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), është institucion autonom i OSBE-së, që ofron mbështetje, ndihmë dhe ekspertizë për shtetet pjesëmarrëse dhe shoqërinë civile për të promovuar demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe tolerancën dhe mosdiskriminimin. ODIHR vëzhgon zgjedhjet, rishikon legjislacionin dhe këshillon qeveritë se si të zhvillojnë dhe mbështesin institucionet demokratike. Zyra kryen programe trajnimi për zyrtarët e qeverisë dhe të zbatimit të ligjit dhe organizatat joqeveritare se si të mbrojnë, promovojnë dhe monitorojnë të drejtat e njeriut.