Përshëndetje miq – sot fillon muaji i shenjtë i Ramazanit,
Që sonte, fillon agjërimi si një prej obligimeve më të rëndësishme që na ndihmon ti shmangemi sfidave tokësore dhe t’i përkushtohemi dëlirësisë së brendshme shpirtërore. Kjo është periudhë kur secili prej nesh duhet t’i përkushtohet vetvetes, të afërmve, familjes dhe Zotit, për të ndje unitetin dhe të qenurit të njëjtë para krijuesit, gjë që ky muaj na e mundëson nëpërmjet agjërimit, shmangies së veseve të këqija dhe mëkateve.
Sot po ballafaqohemi me një prej krizave më të rënda që njeh njerëzimi – të shkaktuar nga pandemia COVID 19. Por pikërisht në ngritjen e paqes së shpirtërore qëndron përgjigja ndaj kësaj kanosjeje aktuale.
Andaj, qëndro në shtëpi; qëndroni me të afërmit tuaj; përkushtohu vetvetes, familjes, dhe Zotit. Kështu më së miri do e ruajmë vetveten dhe të afërmit, dhe do të krijojmë një unitet të vërtetë kolektiv.
Na qoftë me fat dhe i bekuar muaji i shenjtë i Ramazanit!
Ju faleminderit!