Bujar Osmani: Motra ime ka 15 vite që punon në M-NAV dhe mohoj çdo rol në punësimin e saj

Nuk kam asnjë rol në punësimin e motrës sime në M-NAV, thotë ministri Bujar Osmani, duke theksuar se ajo punon atje për më shumë se 15 vjet, para se ai të bëhej ministër i Punëve të Jashtme.

“Unë nuk kam asnjë rol në punësimin e san. Ajo është punësuar 15 vjet më parë. Ju do të pyesni për kriteret në M-NAV. Unë nuk kam asnjë rol në të. Kjo është 12 vjet para se të bëhesha ministër i Jashtëm. Kjo temë është përdorur në çdo zgjedhje gjatë 15 viteve të fundit dhe unë jap të njëjtin shpjegim. “Natyrisht që zgjedhjet e bëjnë këtë, kështu që ne do të luajmë sipas atyre notave”, iu përgjigj Osmani pyetjes së opozitës.

Duhet të dihet se BDI, partia e Osmanit, ka 20 vjet në pushtet. Osmani ka qenë edhe Ministër i Shëndetësisë në periudhën korrik 2008 – korrik 2011.