Bujar Osmani: Me 49 mijë vota kërkohet përgjegjësi e jo Qeveri!

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në një status në rrjetin social Facebook ka thumbur opozitën se me “49 mijë vota kërkohet përgjegjësi e jo Qeveri”, duke aluduar në koalicionin ASH-AAA.
“ Me 49 K vota ( 5 deputet) kërkohet përgjegjësi e jo qeveri!”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se ditëve të fundit pas rrethit të parë të zgjedhjeve lokale, opozita shqiptare po edhe ajo maqedonase paralajmëruan se do të ketë shumicë të re parlamentare.