Bujar Osmani: Kurti, me siguri, nuk vjen si kryeministër në Tetovë dhe Shkup!

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nuk ka informacione për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tetovë dhe Çair, më 11 gusht. Në një intervistë për televizionin Sitel, Bujar Osmani, tha se Kurti, me siguri të premten nuk vjen si kryeministër, në RMV.

“Nuk kemi informacione zyrtare se vjen. Kështu që, me siguri nuk vjen si kryeministër. Shohim nëpër rrjetet sociale, ndonjë komunikim partiak, kështu që, me të vërtetë nuk kam informacione. Ne jemi shtet i lirë dhe mundet çdo kush të vijë”, tha Bujar Osmani, në intervistë për telvizionin Sitel, dy ditë më parë.