Bujar Osmani: Gëzuar kjo festë e demokracisë

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka shpallur fitoren që në rrethin e parë në komunën e Sarajit, e Likovës dhe të Pllasnicës.

Për procesin siç e vlerësoi ai demokratik, ka uruar të gjithë qytetarët për procesin e sotëm zgjedhor.
“Gëzuar kjo festë e demokracisë së shpejti do të dalim me rezultate kur edhe do të mbarojë rrethi i dytë”, tha Osmani.

Ka shtuar se gjithë veriperëndimi i Maqedonisë është bleruar sonte.