Bujar Osmani do të viziton në burg Tomor Morinën


Zv/Kryeministri, Bujar Osmani, ka deklaruar se sot ka për qëllim që të viziton ish-ushtarin e UÇK-së, tashmë në paraburgim Tomor Morinën, i cili u arrestua për shkak të një fletë arresti nga Interpoli, pasi që Serbia po e kërkon për krime lufte kundër civilëve në Kosovë.

Osmani gjithashtu ka deklaruar se dëshiron të viziton Morinën në marrëdhënie shoqërore që ka Maqedonia e Veriut me Kosovën.

“Kjo është e patolerueshme. Morina duhet të lirohet. Është vërtetë tmerruese që kjo ka ndodhur, sepse kjo ndikon në marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Kërkesa e Serbisë vlen për qytetarët e saj, ndërsa ne qytetarët e Kosovës i kemi pranuar si qytetarë të Kosovës. Kjo është e pa bazë. Është e çuditshme pasi kërkesa nuk është lëshuar nga Interpoli serb, mirëpo nga qendra e Interpolit, dhe për këtë shkak shteti jonë duhet të respektojë procedurat. Vizita ime është në marrëdhënie shoqërore por edhe si përfaqësues i Qeverisë e cila është mike e Kosovës – ka thënë Osmani.

Ai hodhi poshtë akuzat se BDI me deklaratat e saja po ndikon në vendimet e gjyqësorit.

“Presion po ushtrojmë që Ministria e Drejtësisë të shpejtojë procedurën. Kjo çështje duhet të zgjidhet dhe të mos kemi ndodhi të njëjta edhe më tej dhe mos të gjendemi në udhëkryq midis Serbisë dhe Kosovës. Dëshirojmë marrëdhënie të mira me Serbinë, mirëpo jo nëpërmjet Kosovës”- është shprehur Osmani.