Bujar Osmani dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës


Vendimi i sotëm i Kremlinit për veprime ushtarake të forcave ushtarake ruse nuk janë asgjë më pak se akt i agresionit dhe fillim i luftës kundër Ukrainës, akte të cilat i dënojmë në mënyrën më të fuqishme të mundshme, shkroi në Tuiter ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Në këto kohë të vështira ne jemi me Ukrainën”, shtohet në shkrimin e shefit të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut.