Bujar Osmani anulon vizitën në Turqi, ja arsyeja


Për shkak të zj*arreve të fuqishme që sot u zgjeruan në rajonin e Antalisë në Republikën e Turqisë, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e anuloi vizitën e nesërme zyrtare në Ankara, në të cilën ishin planifikuar të realizoheshin takime me përfaqësues të lartë të Republikës së Turqisë, mes të cilëve me homologun e tij, Mevlut Çavushogllu.

Ministria e Punëve të Jashtme, qëndron në kumtesë, me keqardhje po e ndjek situatën me zj*arret në territorin e Turqisë mike, duke e mbështetur ak*sionin aktual masiv zj*arrfikës që sa më shpejtë të arrijë ta vë nën kontroll situatën.