Bujar Osmani uron ambasadorin Milan Predan për detyrën e re

Përmes një postimi në fejsbuk ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka uruar Milan Predan për marrjen e funksionit të ri si Ambasador në Republikën e Sllovenisë.

“Më lejoni t’ju përgëzoj për marrjen e funksionit të ri dhe po ashtu t’ju dëshiroj punë të frytshme dhe bashkëpunim të suksesshëm, me çka, edhe më tej do të përforcohen marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve”, ka shkruar Osmani.

Ai gjithashtu ka shkruar se me paraardhësin Milan Jazbec, kishte një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, dhe siguron që në periudhën e ardhshme, do të ketë mbështetje të plotë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, që të vazhdojnë t’i zhvillojnë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.

https://www.facebook.com/bujar.osmani.7/posts/3304490072976278